Sot hyn në fuqi në Shtetet e Bashkuara ligji i ri i propozuar nga FCC, që i detyron të gjithë operatorët mobile të zhbllokojnë çdo smartphone pas përfundimit të kontratës. Në SHBA, pothuajse çdo iPhone shitet sim-locked, me përjashtim të AT&T që prej kohësh ofron shërbimin unlock pas përfundimit të kontratës.

Ndërsa që sot, të gjithë operatorët do të jenë të detyruar të zhbllokojnë çdo iPhone me kontratë, pasi të ketë përfunduar abonimi. Nëse klienti e kërkon, ky zhbllokim mund të bëhet edhe përpara përfundimit të kontratës, kundrejt një pagese. Operatorët mund të vendosin të refuzojnë zhbllokimin vetëm në rast se klientë është mbrapa me pagesat. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment