Facebook ka krijuar një seri mjetesh që do të ndihmojnë në parandalimin e vetëvrasjeve. Ju mund të raportoni tashmë postime në Facebook që tregojnë se dikush ka probleme emocionale. Një ekip i Facebook-ut do të rishikojë postimet e raportuara, pastaj do të vendosë nëse duhet ta kontaktojë përdoruesin për t’i dhënë këshilla.

Nëse Facebook do të kontaktojë përdoruesin, do të shfaqet ky mesazh:


Ai i tregon përdoruesit që “një mik i juaji mendon se po përjetoni një moment të vështirë dhe na kërkoi neve që të shohim postimet e tua të fundit.” Vetëm përdoruesi mund ta shikojë këtë mesazh dhe gjithçka që vjen më pas.


Ju mund të zgjidhni pastaj të flisni me dikë, një mik ose me një asistent, ose të merrni këshilla dhe mbështetje. “Ju nuk jeni vetëm, ne e bëjmë këtë çdo muaj për shumë njerëz,” shkruhet në njoftim.

Facebook ka bashkëpunuar me disa organizata të shëndetit mendor për t’u siguruar që po përdorur gjuhën e duhur për të folur me njerëzit që duan të kryejnë një vetëvrasje. Këtu përfshihen organizata si Forefront, Now Matters Now, National Suicide Prevention Lifeline, Save.org etj. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment