Një programues shqiptar ka realizuar një lojë, ku në qendër është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Loja vë në provë aftësitë tuaja për të "vjedhur" energjinë elektrike dhe quhet "Edi Rama dhe Hajduti". Ajo është programuar nga Arbër Rrapi dhe mund të instalohet falas nga App Store. Me nota humori në guidën e kësaj loje thuhet: Mundohuni t'i shmangeni Edi Ramës.


Krijuesi Arbër Rrapi i është referuar nismës së zhurmshme të kryeministrit Edi Rama për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike dhe marrjen e masave të rrepta kundër qytetarëve që guxojnë të vjedhin energjinë në mënyrë të paligjshme. Tashmë, kush dëshiron, mund të luajë me këtë lojë argëtuese. Përpiquni dhe krahasoni rekordin tuaj me miqtë tuaj.


Loja "Edi Rama dhe Hajduti" është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad e iPod touch dhe peshon vetëm 25.6MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment