Ka mbërritur në App Store një lojë e re plot adrenalinë. E kemi fjalën për Daytona Rush, një lojë me gara në pistë ku duhet të jemi të jemi më të shpejtët dhe njëkohësisht edhe mjaft të kujdesshëm për të mos u përplasur dhe duke i hedhur gjithmonë një sy karburantit.

Loja nuk ka një fund, por është në stilin endless. Në këtë mënyrë sfida përqëndrohet në pikët që duhet të arrini. Do të kemi tre korsi dhe një makinë për të kontrolluar me anë të gishtit. Vështirësia e lojës është karburnti: shpesh duhet të ndaloni për t'u forrnizuar me benzinë.

Daytona Rush është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 106 MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment