Disa ditë më parë Jony Ive, një nga personat kyç në dizajnin e çdo iDevice që gjejmë në treg, e ka kritikuar shërbimin e Motorola, Moto Maker, shërbim i cili i lejon përdoruesve të personalizojnë mbulesën e SmartPhone që kompania në fjalë ka hedhur në treg.

Mundësia për të personalizuar ngjyrën e mbulesës mbrojtëse nuk shpreh seriozitet në punën e një dizajneri:
"Ti lejosh klientit këtë gjë do të ishte e njëjta gjë si ti thuash: bëj si të duash! Mund të zgjedhësh materialin edhe ngjyrën që do. Mesazhi që transmetohet është që dizajnerët nuk duan të marrin përgjegjësinë për të krijuar një SmartPhone"

Ky deklarim nuk është pritur mirë nga CEO i Motorola, Rick Osterloh, i cili i është pëgjigjur Apple në këtë mënyrë:
"Ne tek Motorola kemi një filozofi ndryshe edhe besojmë se përdoruesi final duhet të përfshihet direkt në proçesin e projektimit të një produkti. Ndërsa Apple ka një tjetër mendim edhe i shet produktet e saj me çmime skandaloze. Por e ardhmja nuk është kjo. E ardhmja do të jetë ofrimi i eksperiencës që një përdorues merr nëpërmjet një produkti të tillë, me çmim të përballueshëm nga të gjithë!" /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment