BerryC8 është një tweak i ri për pajisjet jailbroken që na lejon të hapim aplikacionet tona të preferuara direkt nga lockscreen. Direkt nga menuja Settings mund të konfigurojmë programin duke zgjedhur aplikacionet që dëshirojmë, dhe t'i hapim ato duke i rrëshkitur në drejtim poshtë ku do të shfaqet një valë dhe më pas të zbresim akoma më poshtë me gishtërinjtë, deri tek Touch ID.

Parashikohet edhe një funksion për zhbllokimin automatik për pajisjet që nuk kanë Touch ID. Mund të modifikoni funksionet e BerryC8 direkt nga menuja Settings. Ky tweak është zhvilluar enkas për iPhone 6 Plus me iOS 8.1.2 dhe është testuar edhe në pajisjet e tjera. Duhet të funksionojë edhe për iOS 7 dhe iPad.

Nëse jeni të interesuar, BerryC8 mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment