Pas një pune gati një vjeçare, A3Tweaks duket se është gati të lëshojë programit e ri "Auxo Legacy Edition" që parashikohet të jetë i disponueshëm në Cydia në muajin Mars. Ky version i ri i programit Auxo, që do të risjellë dizajnin e versionit të parë të këtij programi të prezantuar dy vite më parë, do ta bëjë më të thjeshtë Multitasking e iOS 8 pa hequr dorë nga animacionet grafike.

Për momentin nuk ka ende një datë të sigurtë, dimë vetëm që "Auxo Legacy Edition" do të vijë muajin e ardhshëm dhe më në fund është publikuar edhe një video në Twitter që e shfaq këtë tweak në aksion. Ju kujtojmë që Auxo Legacy Edition do të jetë falas për të gjithë ata përdorues që kanë blerë Auxo 3. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment