Rritja e shitjeve të iPhone 6 në 3 mujorin e fundit ka rritur ndjeshëm edhe të ardhurat në kompaninë ARM, e cila është krijuesja e teknologjisë po me të njëjtin emër. Chip-et që përdorin këtë teknologjisë gjënden në pjesën më të madhe të SmartPhone-ëve që gjejmë në treg ku bën pjesë edhe Apple me chip-et e saj të cilat janë ndërtuar mbi arkitekturën ARM.

Një ndër elementët e rinj në iPhone 6 edhe 6 Plus është proçesori me teknologjinë ARM 64-bit, teknologji e ndërtuar gjatë vitit që lamë pas në laboratoret e ARM. Ajo siguron përpunimin e një sasie më të madhe informacioni në njësinë e kohës në krahasim me versionet e mëparshme. Për këtë arsye Apple nuk ka nguruar ta integrojë këtë teknologji në chip-in A8.

Që nga ky moment shumë kompani të tjera kanë kërkuar licencën për të përdorur teknologjinë me 64-bit të ARM. Drejtuesit e kompanisë shprehen duke thënë se janë mjaft të kënaqur nga shitjet e liçencës të teknologjisë në fjalë për 3 mujorin e fundit.

Për këtë arsye në laboratorët e kompanisë po punohet me shpjetësi për përmirësimin e saj në mënyrë që të ulë konsumin e energjisë për të përpunuar informacionin.Priten që përmirësimet e sipër përmëndura të prezantohen gjatë muajve në vijim ku sigurisht Apple është një nga të parat kompani të cilat interesohen për këtë teknologji tek zyrat e ARM.

Drejtuesit e ARM kanë raportuar që teknologjia e ndërtuar nga ato nuk do të shfrytëzohet vetëm nga krijuesit e SmartPhone por edhe në shumë sektore të tjera si në përpunimin e imazheve, videove apo në teknologjinë industriale. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment