Sipas zërave të fundit, kompania Apple po punon një një projekt mjaft interesant për të ardhmen, e cila është makina elektrike. Ky lajm po amplifikohet nga punësimi i ekspertëve në automatizim në kompaninë në fjalë.

I pari person i punësuar është Steve Zadesky ish punonjës i kompanisë Ford, i cili u punësua para një viti, edhe në momentin që Tim Cook miratoi projektin. Që nga ajo kohë Steve ka krijuar një kompani me 1000 persona të cilët do të ndërtojnë makinën elektrike të Apple, nën emrin Titan, i cili sipas ekpertëve është një mini furgon.

Ekspertët mendojnë se ky projekt kërkon disa vite për të sjellë në dritë versionin e parë ku sigurisht ekziston edhe mundësia që Apple ta braktisë siç ka ndodhur edhe me shume projekte të tjera. Një tjetër ekspert i cili është punësuar nga Apple është edhe ish drejtori i kërkimit edhe zhvillimit tek kompania Mercedes-Benz, Johann Jungwirth. Ai pritet të sjellë eksperiencën e tij tek projekti i Apple, fakt i cili e përforcon akoma më shumë këtë lajm.

Gjithsesi Apple nuk konfirmon ekzistencën e një projekti të tillë por të gjitha punësimet e personave të sipërpërmëndur janë fakte të vërteta. Në ditët në vazhdim me siguri do t'ju sjellim më shumë lajme në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment