Me prezantimin e iOS 8.3 beta 2 edhe OS X 10.10.3 beta 2, Apple ka shtuar shumë ikona të reja ose të ashtu quajturat Emoji. Emoji ekzistojnë në iOS që nga versioni 5 edhe janë një bashkësi ikonash të cilat mund ti përdorim si një mënyrë për të shprehur emocione kur jemi duke komunikuar me miqtë tanë nëpërmjet mesazheve me përmbatjet teksti.

Në fakt ikonat që shprehin emocione nuk janë në pronësi të Apple por bëjnë pjesë në bashkësinë e karakteve standart të vendosur nga  enti Unicode Consortium. Apple në bashkëpunim me këtë ent ndërkombëtar kanë vendosur të standartizojnë disa ikona të krijuara nga vetë Apple.


Në versionin e ri të Emoji do të gjejmë shumë ikona të reja ku 32 nga ato janë flamurë që përfaqësojnë shtete. Për fat të keq Shqipëria nuk është akoma midis atyre. Pra për të gjithë ju që përdorni këto ikona në bisedimet me miqtë nëpërmjet mesazheve tekstuale, me iOS 8.3 ose OS X 10.10.3 do keni më shumë në dispozicion. /iPhoneAlbania

2 comments:

  1. Ku mundem ti shkarkojmë këto versione OS 10.10.3 dhe atë te IOS

    ReplyDelete
  2. Kur të lëshohet versioni zyrtar i sistemit, muajin tjetër me shumë mundësi!

    ReplyDelete