Apple ka vendosur që duke filluar nga version iOS 8.3 do të ofrojë një beta publike të platformës për të gjithë përdoruesit. Dhe rezultati final është një produkt më i qëndrueshëm më performancë më të lartë dhe me më pak të meta. Ky vendim vjen pas suksesit që korri beta publike e platformës desktop për kompjuterat Mac, OS X Yosemite, vitin e kaluar.

iOS 8.3 Beta publike do të lëshohet nga mesi i muajit të ardhshëm. Më pas një beta publike e versionit të ardhshëm të sistemit operativ mobile, iOS 9 do të prezantohet nga Apple në konferencën botërore të zhvilluesve këtë verë, një praktikë e ndjekur çdo vit. Por këtë herë beta do të jetë e disponueshme për të gjithë pa pasur nevojë për ftesë.

iOS 9 me pseudonimin “Monarch”, do të sjellë përmirësime në performancë dhe shumë funksione të reja. Natyrisht që betat publike do të përmbajnë një aplikacion të veçantë dedikuar përdoruesve ku mund të japin përshtypjet lidhur me sistemin operativ.

Qëllimi kryesor i këtij programi, siç mund ta keni kuptuar, është përmirësimi i mëtejshëm i platformës iOS duke e ofruar për një bazë më të gjërë përdoruesish që do të thotë më shumë raportime problemesh, më pak të meta në versionin e ardhshëm të platformës iOS. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , , ,

6 comments:

  1. nje pytje pse nuk po ban hd vsion al per iphone 5 po e provoj me instalue po spo e qet ne appstore

    ReplyDelete
  2. Ndërro shtetit në App Store sepse ndoshta nuk është i disponueshëm për llogarinë tënde!

    ReplyDelete
  3. a mundeni te me tregoni se si mund ta marre ket aplikacion ne mac air

    ReplyDelete
  4. Është i disponueshëm vetëm për iOS!

    ReplyDelete
  5. pershendetje se pari deshta te ju pershendes dhe eprgezoj per kto aplikacione qe pi boni po nese ka mundesi me bo ket aplikacion per TV me mujt edhe na qe jena me Smasugga e Android me mujt me kqyr tv te pakten ju lutem se po jemi ne pun e pokena qef edhe na me kqyr tv shqip kur spo jena ne shpi qiteni ne android nese ka mudnesi ju lutem shum

    ReplyDelete
  6. fatlum
    55 si te shkarkoj hd vision per smart tv ka dy ore qe mundohem por e kot. ju lutem ndihm

    ReplyDelete