Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur Printer Pro një alikacion që na lejon të shfrytëzojmë një printer wireless për të printuar një dokument direkt nga iPhone.

Ky program na lejon të printojmë çdo dokument direkt nga iPhone duke u lidhur me çdo lloj printeri nëpërmjet rrjetit WiFi. Programi do të njohë çdo lloj printeri që është lidhur në rrjet dhe për ta konfiguruar sa më mirë duhet të konsultoni dukumentacionin e printerit. Ja vlen ta keni këtë program në iPhone.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Printer Pro do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment