Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur Duet Game një puzzle game mjaft origjinal për iOS.

Duet Game është një lojë në të cilën ju duhet të mbroni dy sferat të cilat rrotullohen në mënyrë konstante. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do jetë e lehtë por nga ana tjetër do të bëhet mënyra e duhur për të kaluar kohën. Pra është lojë "fiksuese".

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Duet Game Season do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 4.3 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment