Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- Gun Building III, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Gun Building III është një lojë në të cilën ju do të ndërtoni armën tuaj të preferuar duke kombinuar elementët që ndërtojnë një armë. Më pas mund të merrni pjesë në aksione të ndryshme për të testuar efekasitetin e armës që ndërtuat.


Velocispider, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Velocispider është një lojë ku ju do të mbroni qytetin tuaj nga sulmet e anijeve aliene. Loja kujton lojërat e viteve 90' dhe ka një grafikë të thjeshtë. Gjithsesi është lojë që do t'ju bëjë përvete dhe sigurisht një e mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Pencil Camera HD, nga 1,79€, Falas /iPhone, iPad
Bëhuni një artist! Të paktën vetëm për një moment. Krijoni fotot tuaja me efekte fantastike. Gjithashtu do ta keni mjaft të thjeshtë këtë program elegant dhe me të vërtetë mjaft argëtues për iPhone dhe iPad. 


Crazy Bikers 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Crazy Bikers është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të garoni në vënde të ndryshme të botës me biçikleta.  Gjatë lojës duhe të kini kujdes nga pengesat dhe nga sulmet e kundërshtarëve se do të provojnë tju eliminojnë gjatë garës. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment