Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Astron Bang HD, nga 1,79€, Falas /iPhone, iPad 
Astro Bang HD është një lojë e karakterizuar nga një grafikë tredimensionale dhe e ambientuar në hapësirë. Një space shooter ku duhet të drejtojmë anijen tonë kozmike rreth disa planeteve, duke shkatërruar asteroide dhe armiqtë tonë me anë të armëve që kemi në dispozicion.


3D Audio Illusions, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është një nga më interesantët që gjënden në App Store për atë çfarë ofron. Integron disa tinguj në 3 dimensione që kur i dëgjoni do t'ju duket sikur ndodheni në atë ambjent. Mos harroni se ky program funksionon vetëm në qoftë se përdorni kufjet dhe sigurohuni që ato të jenë Stereo për të perceptuar efektet audio. Sot gjëndet falas në App Store.


Juggle: Pocket Machine, nga 0.89€, falas. /iPhone
Juggle është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të kontrolloni një sferë të cilën do ta lëshoni mes energjive që gjenerohen nga pengesat të cilat duhet ti anashkaloni. Loja kujton një nga lojërat klasike të shumë viteve përpara, Pinball. Ja vlen ta provoni këtë lojë në iPhone-in tuaj.


Drop The Chicken, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


Table Top Racing, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Table Top Racing është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të garoni dhe të luftoni për të zënë vëndin e parë. Gjate lojës mund të nxirrni jashtë lojë kundërshtarët duke i qëlluar ato me armë të ndryshme që do të mund ti përditësoni gjatë lojës. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment