Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Timegg Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Timegg është një program me një funksion te thjeshtë por mjaft të veçantë. Ai do të na japë mundësinë të kontrollojmë kohën e zirjes së një veze. Ka një veshje grafike mjaft të këndshme dhe të thjeshtë dhe sapo koha e duhur të mbarojë një sinjal do t'ju njoftojë që ka ardhur momenti të hiqni vezën nga proçesi i zierjes.


- Ski On Neon, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ski On Neon është një lojë e bukur në të cilën ju duhet të bëni ski në hapësirë. Është cilësuar gjithashtu si një nga lojërat më ngjitëse në App Store ku në të gjitha nivelet e misioneve duhet të luani me shpejtësi për të kaluar tek një tjetër nivel. Ja vlen ta provoni.


Fly Right, nga 0.89€, falas. /iPhone
Fly Right është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të zgjidhni enigmat edhe të mblidhni sa më shumë yje për të kaluar nga një nivel në një tjetër. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të thjeshtë por gjithsesi do të jetë një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Toca Hair Salon, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë shumë simpatike mund të punoni në parukerinë tuaj, ku mund të zgjidhni midis katër personazheve. Prerje flokësh, lyerje dhe piastrim sipas dëshirës, duke përdorur disa mjete: nga krëhëri i thjeshtë me gërshërët profesionale e deri tek piastrat për të drejtuar ose për t'i bërë flokët kaçurrela. Një lojë mjaft argëtuese për më të vegjlit.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

4 comments:

  1. dendi e kam nje pytje vlla shum urgente ,. ni iphone 4 nga suedia me sim card TELENOR u kan i bllokum me passcod edhe ja bona restore po nuk pom aktivizohet pa e din Pin codin e sim cardes qka me bo vlla spom bon as jailbreak me bo :)

    ReplyDelete
  2. Nuk ka lidhje kodi i kartës SIM, po mos ka qenë i bllokuar me operator suedez edhe nuk aktivizohet!

    ReplyDelete
  3. aj osht i bllokum dmth nuk bon SIM i KS po thash me ndez iphonen me perdor weq me lujt pa sim e bona restore telin po nuk po aktivizohet pa SIM original

    ReplyDelete
  4. Programet e mëparshëm që bënin Jailbreak, të lejonin dhe ta aktivizoje për ta përdorur si iPod, por tani nga iOS 7 e mbrapa nuk është e mundur.

    ReplyDelete