Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- Tainted Keep, nga 1.99€, falas /iPhone, iPad
Një lojë aventurë për iPhone që përdor grafikën e saj si armën më të fortë për të tërhequr më të apasionuarit. Loja është e bazuar tek personazhet RPG, plot rreziqe dhe magji.


Flowpaper, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të krijojmë Wallpaper për iPhone me figura abstrakte. Programi ofronë një telë vizatimi virtual dhe ju mund të vizatoni çdo lloj forme duke prekur me gisht mbi ekranin e iPhone ose iPad. Më pas mund të ruani vizatimin virtual në Galerinë e fotografive dhe ta përdorni si sfond në iDevice-in tuaj.


Lub vs Dub, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Lub vs Dub është një lojë ku ju duhet të vraponi pambarimisht edhe që luhet me 2 persona ku ekrani ndahet në mënyrë indipendente. Duhet të kaloni të gjitha pengesat edhe të fitoni duke mposhtur kundërshtarin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Photo2Fun HD, nga 2.99€, falas /iPhone, iPad
Me anë të këtij aplikacioni mund të krijoni fotomontazhe metë vërtetë të veçanta, duke shtuar fytyrën e një personi në kopertinën e një reviste të famshme, në një pikturë, lokal ose mund të krijoni një kalendar.


HeartRate+ Coherence, nga 3.59€, falas /iPhone
HeartRate+ është aplikacioni i parë që është në gjëndje të masë korrektësinë e frymëmarrjes tuaj duke monitoruar se si ndryshon frekuenca e rrajeve tuaja të zemrës (Heart Rate Variability HRV) dhe duke matur nivelin e konsistencës kardiorespiratore që keni arritur


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

2 comments:

  1. Dendi qysh me instalu Cydian Jalibreak - iOS 8.1.2 me windows 7

    ReplyDelete
  2. Me anë të programit TaiG. Këtu i gjen të gjitha guidat: http://www.iphonealbania.net/p/guida-jailbreak.html

    ReplyDelete