Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- Vintagio, nga 3.79€, falas. /iPhone
Vintagio është një program për modifikimin e file-eve video i cili na jep mundësinë ti shtojmë shumë efekte grafike të cilat do ti japin një prekje profesionale filmimeve që keni ruajtur në iPhone. Ja vlen ta provoni në qoftë se jeni të apasionuar.


-Air Transfer+, nga 1,79€, Falas /iPhone, iPad
Air Transfer është një aplikacion që ju lejon të trasferoni gjithçka që shihni në kopjuterin tuaj, direkt në iPhone nëpërmjet drag-and-drop. Mund të trasferoni gjithçka që dëshironi, nga mesazhet, tek adresat web, imazhet, muzikë, film, dokumenta e shumë gjëra të tjera. Filet që suportohen janë: JPEG, PNG, GIF, …; QuickTime Movie (.MOV, .MP4); MP3, WAV, CAF, …; PDF Docs (.pdf), Text( .txt), RTF (.rtf), MS Word (.doc, .docx), MS Excel (.xls, .xlsx), MS PowerPoint (.ppt, .pptx), Pages (.pages), Numbers (.numbers), Keynote (.keynote), HTML (.html, .htm) e shumë të tjera.


Video And Photo Transfer, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju mund të transferoni foto dhe video nëpërmjet rrjetit WiFi nga një iDevice në një tjetër. Për të transferuar fotot dhe videot do të na mjafton vetëm pak hapa në qoftë se jemi lidhur në një rrjet WiFi. Ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment