Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- Aureus, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Aureus është një një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të reshtoni elementë të të njëjtit tip, horizontalisht ose verticalisht. Gjithashtu kjo lojë mund të luhet online edhe me miqtë tuaj. Ja vlen ta provoni.


Clone Camera Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Clone Camera Pro është një program mjaft interesant i cili do të na lejojë të vendosim në sfondin e fotove tona objekte të shumë fishuara. Në këtë mënyrë do të jeni në gjëndje të kriojoni efekte grafike mjaft interesante dhe reale. Ja vlen ta keni edhe këtë program.


Raven, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Raven është një lojë me aventurë ku ju duhet të ndihmoni një korb të mbledhë sa më shumë sende dhe ushqim për të mbijetuar. Për tu ushqyer do të mblidhni krijesa të ndryshme të cilat do të shuajnë urinë e korbit. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e thjeshtë të fluturoni si korbi.


Anti Thief, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të mbrojmë iDevice-in tonë nga ndonjë keqdashësh. Programi na lejon të aktvizojmë katër lloje mbrojtjesh në bazë të vëndit ku doni të lini iDevice-in. Sigurisht nuk është një program që mund ta ndalojë vjedhësin por gjithsesi në qoftë se dikush tenton t'jua vjedhë programi do të gjenerojë tinguj alarmi. Programi shfrytëzon funksionet e sensorit të përafërsisë që çdo iDevice integron në brëndësi.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment