Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- Perfect Photo, nga 0.89€, falas. /iPhone
Perfect Photo është programi juaj ideal për të modifikuar fotot tuaja personale. Ai do t'ju japë në dispozicion mbi 28 efekte edhe funksionalitete të cilat mund ti aplikoni sipas fantazisë. Ja vlent ta merrni këtë program.


SmartScan Express, nga 1.79€, falas. /iPhone
SmartScan është një program mjaft i dobishëm i cili na lejon të skanojmë në mënyrë të shpejtë çdo lloj dokumenti që kemi në dorë. Hapni programin, klikoni tek menu-ja "Scan" dhe nga aty mund të rregulloni kontrastin, dritën dhe më pas të krjoni dokumentin dixhital. Në qoftë se dëshironi mund ta përpunoni me funksionet që programi ofron dhe në fund ta nisni tek email-i juaj ose i ndonjë mikut tuaj, ose ta ruani në iPhone.


Rotate Video 360°, nga 2.69€, falas /iPhone, iPad
Rotate Video 360° zgjidh problemin e orientimit të gabuar të videove që keni filmuar me iPhone ose iPad. Falë këtij aplikacioni ju mund të rrotulloni videot në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe t'i shpëtoni ato në pajisjen tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment