Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- Apoc-X, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Apoc-X është një lojë mjaft e bukur me aventurë edhe aksion ku ju duhe të luftoni kundra krijesave Aliene. Gjatë lojës do të keni mundësi të përmirësoni armët për të dëmtuar sa më shumë armikun. Përsa i përket grafikës loja bazohet në teknologjinë me 2 dimensione edhe kamerën e fiksuar nga lart.


- Cursed Treasure 2, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të mbroni thesarin e mbretit nga sulmet e vazhdueshme të gjahtarëve të thesareve. Për këtë detyrë do të keni në dispozicion pije magjike të cilat do të përmirësojnë aftësitë tuaja gjatë lojës. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Alien Shooter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Alien Shooter është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luftoni kundra pushtimit alien. Gjatë lojës do të keni mundësinë të përmirësuar edhe armët për ti shkaktuar më shumë dëme këtyre forcave që duan të pushtojnë tokën. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment