Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Rhythm Repeat, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Rythm Repeat është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndiqni rrathët e ngjyrosur të cilët ekzekutojnë një tingull. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë për ti prekur ato sipas ritmit muzikor. Pra kjo lojë është një lojë me temë Kuic të cilën ja vlen ta provoni.


Muscle Run, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Muscle run është një lojë me gara me makina ku ju duhet të garoni në pista pa fund dhe të jeni të vëmëndshëm të kaloni çdo rrezik dhe pengesë që këto pista kanë. Në lojë do të gjeni 6 lloje të ndryshme makinash si dhe një drejtim të makinës mjaft real. E vetmja e metë e lojës është se duhet të keni iPhone 4S e lart për ta instaluar. Ja vlen ta provoni gjithsesi.


Alien Space Retro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë është një nga më të bukurat në App Store në lidhje me këtë temë loje. Duke u bazuar në një lojë të vjetër dhe duke sjellë funksione të reja, krijuesit kanë sjellë në jetë një lojë mjaft impenjuese. Ju duhet të pilotoni anijen tuaj kozmike dhe të shkatërroni çdo armik që ju del përballë dhe do të luftoni në 30 nivele për të qënë i pari.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment