Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Ruler Box, nga 1,79€, falas. /iPhone, iPad
Ruler Box është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad disa lloje vizoresh matëse të cilat mund të shfrytëzohen për të matur realisht gjatësinë e një objekt nëpërmjet iDevice-it tuaj.


Document Manager Pro, nga 3.59€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të kemi në iPhone ose iPad një menaxhues të vërtetë dhe profesional te file-eve multimediale që kemi në iPhone.  Mund të ruani çdo lloj format file-sh dhe ti nisni ato tek një iDevice tjetër nëpërmjet rrjetit WiFi ose  3G. Ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


AdBlock for Wi-Fi, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AdBlock for Wi-Fi është një program i cili na jep mundësinë të bllokojmë rreklamat e padëshiruara nga programe që shkarkojmë nga App Store. Për të mos shfaqur rreklamat në një program të caktuar duhet të aktivizoni një nga 4 filtrat që AdBlock ofron dhe më pas të shtoni programin në filtrin e duhur. Ja vlen ta keni.


Instaflash Pro, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment