Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

MiniatureCam, nga 0.89€, falas. /iPhone
MiniatureCam është një program mjaft interesant i cili do t'ju japë mundësinë të fotografoni ambjenti ku jeni duke e transformuar në miniaturë atë. Përveç këtij efekti programi do t'ju lejojë ti aplikoni fotografive disa efekte grafike që vetë programi ofron. Ja vlen ta provoni.


LeechTunes, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
LeechTunes është një program i cili na lejon të dëgjojmë muzikën që kemi në iPhone ose iPad, në mënyrë të thjeshtë dhe me një grafikë mjaft tërheqëse. Programi ofron edhe disa mënyra për të komanduar pjesën në ekzekutim, të cilat thjeshtëzojnë përdorimin.


Duet Game, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Duet Game është një lojë në të cilën ju duhet të mbroni dy sferat të cilat rrotullohen në mënyrë konstante. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do jetë e lehtë por nga ana tjetër do të bëhet mënyra e duhur për të kaluar kohën. Pra është lojë "ngjitëse". 


- Rgb Express, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Rgb Express është një lojë në të cilën ju duhet të drejtoni furgonin tuaj të postës. Detyra juaj është të vizatoni rrugën që do të ndjekë mjeti i transportit të postës edhe më pas të shpresoni që pakot të dorëzohen me sukses. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment