Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Abyss: The Wraiths of Eden, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të ndihmoni personazhin e lojës të lundrojë në abisin e detit dhe të luftojë kundra forcave të këqija të cilat i kanë rrëmbyer një person mjaft të dashur. Kini kujdes sepse atje duhet të zbuloni sekretet që kjo botë fsheh për të gjetur atë çfarë kërkoni. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Compress Video, nga 2.79€, falas. /iPhone
Compress Video është një program i cili na jep mundësinë ti aplikojmë video-ve që kemi rregjistruar një algoritëm kompresimi i cili do të zvogëlojë dimensionet e një file-i video duke ruajtur në maksimum kualitetin. Ja vlen ta keni këtë program.


Monster Stunts, nga 1,79€, falas. /iPhone, iPad
Monster Stunts është një lojë ku ju duhet të drejtoni makinat me goma të mëdha në rrugë dhe pista të ndryshme. Do të fitoni pikë duke bërë akrobatci në pistat me hedhje por duhet të jeni perfekt në ekzekutimin e tyre. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment