Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

ExcelSMS, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
ExcelSMS është një program mjaft interesant i cili na ofron mundësinë të transferojmë mesazhet Sms në dokumente Excel dhe ti kalojmë ato në Pc duke shfrytëzuar rrjetin WiFi ose nëpërmjet postës elektronike. Ja vlen ta keni këtë program.


Speed Pro+, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është matës shpejtësi duke u bazuar tek sensori Gps që iPhone monton në brëndësi. Gjithashtu na lejon të ruajmë intenerarin e udhëtimit duke e matur shpejtësinë e lëvizjes në kohë reale. Në qoftë se jeni një person që udhëtoni shpesh ja vlen ta instaloni këtë program në iPhone.


Weather Now, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Wheather Now është një program mjaft interesant i cili do të na sjellë informacione në lidhje me motin në qytetin tonë si dhe shumë informacione të tjera. Gjithashtu veshja grafike e programit është mjaft e këndshme. Ja vlen ta keni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment