Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

I.Q Test, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
I.Q Test është një program i cili do të testojë kuocientin tuaj të inteligjencës duke u bazuar në disa pyetje kuic ku duhet ti përgjigjeni në kohën e duhur për tu rënditur sa më lart. Sot mund ta shkarkoni falas.

Photo Power nga 2.39€, falas. /iPhone
Ky aplikacion përpunon fotot tona duke shtuar disa efekte sipas dëshirës tonë. Gjithashtu mund të kombinoni disa efekte bazë dhe të krijoni efektin tuaj personal. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.

Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Color Accent, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Një nga aplikacionet më të mira të kësaj kategorie: na lejon të eliminojmë ngjyrat nga sfondi i një fotografie në mënyrë shumë të saktë dhe profesionale. Një aplikacion që duhet ta provoni patjetër.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment