Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- The Mystery Of The Crimson Manor, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të luftoni për tu arratisur nga burgu i Crimson Manor duke zgjidhur enigmat të cilat do të gjeni në nivelet e ndryshme. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë aq e thjeshtë.


Quick Alarm, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të përdorim iPhone, iPod ose iPad si një zile zgjimi me një grafikë mjaft interesante dhe të thjeshtë për tu përdorur. Mund të zgjidhni midis 8 melodive të ndryshme për tu zgjuar  si dhe mund të zgjidhni veshje të ndryshme grafike. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


- Easy Translation, nga 2.79€, falas. /iPhone
Easy Translation është një program mjaft i dobishëm në qoftë se duhet të përktheni tekst nga një gjuhë në një tjetër. Për më tepër ju mund të përktheni një tekst në gjuhën e dëshiruar edhe më pas ta publikoni atë direkt në rrjete sociale të ndryshme si Facebook.


- picTrove Pro: Image Search, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësinë të kërkojmë fotografi me kualitetin më të lartë në rrjetin e Internetit. Mjafton të shkruajmë një fjalë dhe programi do të gjej në rrjet të gjitha fotograftë që i përkasin fjalës që ju kërkuat. Sapo ju të zgjidhni një nga fotografitë e rrezultatit të kërkimit, programi do ti adaptojë automatikisht dimesionet e imazhit në mënyrë proporcionale me ato të iDevice-it tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment