Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Knots 3D, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Knots është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju ofrojë informacione në lidhje me krijimin e nyjeve midis dy litarëve apo çfarë do qoftë. Programi përmband dhe disa video dimostrative në 3D ku shpjegohet shumë qartë se si mund të krijohet një lloj nyje ose lidhje litarësh. Ja vlen ta merrni këtë program.


Net Master: IT Tools & Lan Scanner, nga 5.49€, falas. /iPhone
Net Master është një program i cili i dedikohet personave që punojnë si IT dhe sjell për ato disa funksione mjaft profesionale për punën e tyre. Këto funksione sillen në mënyrë mjaft të thjeshtë nëpërmjet këtij programi i cili do t'ju lehtësojë disi punën tuaj. Ja vlen ta keni në iPhone.


YoWindow Weather, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
YoWindow është një program mjaft i dobishëm i cili do të sjellë informacione në lidhje me kushtet meteologjike për qytetin tuaj, në mënyrë mjaft të detajuar. Ja vlen ta keni këtë program si alternativë mjaft e mirë e programi zyrëtar të iOS që kryen këtë funksion.


Louvre HD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program i dedikohet të gjithë presonave që janë të apasionuar pas historisë dhe më saktë, një nga vëndeve më të vizituara në botë, muzeu i Louvre në Francë. Ky program ju ofron historinë e këtij vëndi të ogranizuar me seksione dhe shumë fotografi nga ky vënd. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment