Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Instaflash, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.


- Sizer, nga 1.59€, falas. /iPhone 
Ky program na ndihmon të gjejmë numrin e veshjve tona në bazë të disa njësive matëse si përshëmbull njësi Europiane, Amerikane etj. Në qoftë se jeni në një dyqan rrobash dhe doni të konvertoni një numër madhësie të një rrobe që ju intereson në një njësi tjetër, ky program ju zgjidh këtë problem. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


XnRetro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
XnRetro është një program i cili do të na japë mundësinë të modifikojmë fotografitë tona duke i shtuar disa efekte grafike të thjeshta por që do ti japin një hije tjetër fotove. Programi do t'ju lejojë ti ndani më pas këto foto direkt në rrjetet sociale. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment