Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

AllPass, nga 0.89€, falas. /iPhone
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


CameraBag 2, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
CameraBag 2 është një program nëpërmjet të cilit mund të krijoni albume fotografike me fotot tuaja të pushimeve. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë kur ti rishikoni ato.


Mech Guardian, nga 1,79€, falas /iPhone, iPad
Mech Guardian është një lojë që trajton një argument mjaft delikat. Pas qindra vitesh që njeriu ka braktisur tokën, të gjitha mbeturinat janë transformuar në përbindësha, duke e ndotur akoma më shumë tokën, por një ka ende një roje që duhet ta mbrojë atë. Loja është shumë e thjeshtë, sa më shumë përbindësha të kapni aq më shumë pikë do të mblidhni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment