"Alto’s Adventure" është një lojë e re për iPhone, ku do të luani në rolin e një sportisti në snowboard dhe do të përballeni me male plot me dëborë. Shohim një ngjashmëri me lojën Ski Safari, jo për sa i përket grafikës por gameplay, pasi edhe protagonisti i lojës Alto’s Adventure duhet të mbijetojë sa më shumë që të jetë e mundur.


Gjatë aventurës tuaj do të përballeni me shumë pengesa, por duhet të jeni sa më reaktiv që t'i kaloni ato. Vetëm kështu mund të përshkoni distanca gjithmonë e më të largëta, duke përmirësuar edhe rënditjen tuaj në Game Center. Një lojë ideale për t'u argëtuar gjatë momenteve që keni pushim.


Alto’s Adventure është e disponueshm në App Store me çmimin 1,99€. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri për të punuar. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 65MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment