Ju pëlqejnë kontrollet touch të Andorid dhe dëshironi t'i keni ato edhe në iPhone? Atëherë duhet të provoni AlternateControls, një tweak për pajisjet iOS jailbroken që ju lejon të shtoni kontrollet klasike të sistemit Android edhe në iPhone: butonin për t'u kthyer mbrapa, butonin Home në qendër dhe butonin për të hapur Multitasking.

Për më shumë, ju mund të zgjedhni edhe konfigurimin që dëshironi të përdorni, atë "Android old-style" ose "Android Lollipop". Në rastin e parë butonat do të jenë të errët, ndërsa në rastin e dytë do të kenë një ngjyrë më të hapur, por gjithsesi ju mund të modifikoni pamjen e tyre direkt nga aplikacioni Settings.

Butonat mund të shfaqen në ekran me një swipe nga poshtë-lart në të djathtë të ekranit, ose mund të zgjedhni ndonjë komandë tjetër nga Activator. Mund të zgjedhni nëse dëshironi që ato të qëndrojnë në plan të parë ose të zhduken menjëherë pasi t'i keni prekur. Mund të vendosni t'i bëni edhe me dridhje nëse dëshironi.

Nëse jeni të interesuar, AlternateControls mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 0.99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment