Është lëshuar më në fund një program që na lejon të bëjmë Jailbreak një pajisje Apple me iOS 8.1.2 nga një kompjuter Mac. Programi quhet PP Jailbreak for Mac dhe më poshtë do të gjeni guidën tonë hap pas hapi se si duhet të veproni. Programi momentalisht është i disponueshëm vetëm në gjuhën kineze, kështu që ju ftojmë ta ndiqni me kujdes guidën tonë.

Pajisjet që mund të bëhen Jailbreak janë: 
  • iPhone 6 Plus
  • iPhone 6
  • iPhone 5s
  • iPhone 5c
  • iPhone 5
  • iPhone 4S
  • iPad Air 2
  • iPad Air
  • iPad 4
  • iPad 3
  • iPad 2
  • iPad Mini 3
  • iPad Mini 2
  • iPad Mini
  • iPod Touch 5

Çfarë ju nevojitet: 
  • PP Jailbreak for Mac (shkarko)
  • Një pajisje Apple me iOS 8.0, 8.0.1, 8.0.2, 8.1, 8.1.1 ose 8.1.2
  • iTunes 12 të instaluar në kompjuter (shkarko)

Guida

Përpara se të bëni Jailbreak ju ftojmë të bëni një backup përpara, nëpërmjet iTunes ose iCloud. Jailbreak nuk fshin asgjë nga pajisja juaj por backup shërben për të qenë më të sigurtë nëse diçka nuk shkon siç duhet. Ç'aktivizoni bllokimin me kod ose me Touch ID dhe gjithamonë nga menuja Settings - iCloud ç'aktivizoni edhe shërbimin Find my iPhone. Do ju kërkohet të vendosni fjalëkalimin tuaj dhe llogarinë Apple ID.

1. Pasi të keni kryer hapat e mësipërm duhet ta vendosni pajisjen në "Airplane Mode", mund ta bëni direkt nga Control Center duke shtypur ikonën e avionit që do të zëvendësojë emrin e operatorit tuaj në status bar.


2. Tani lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin nëpërmjet kavos dhe hapni programin PP Jailbreak që duhet ta keni instaluar më parë tek aplikacionet.
3. Do të hapet programi dhe do të njohë automatikisht pajisjen tuaj. Hiqni seleksionimin e opsionit PP që e gjeni poshtë-majtas: në këtë mënyrë do të evitoni instalimin e një aplikacioni që funksionon si një store me programe pirate.
4. Tani shtypni butonin në qendër për të nisur Jailbreak. Në dritaren që vjen pas, shtypni butonin poshtë-djathtas me shkronjat kineze që do të thotë "Next", në këtë mënyrë do të nisë proçesi i Jailbreak.
Mos e ndërprisni dhe mos e shkëpusni iPhone-in nga kompjuteri deri në përfundim të këtij proçesi. Pasi të mbarojë, iPhone do të bëjë një reboot dhe kur të rindizet do të gjeni edhe ikonën e Cydia-s në ekran.


Për të përfunduar proçesin e Jailbreak, dilni nga "Airplane Mode", hapni Cydia dhe prisni konfigurimin automatik të saj. Kjo ishte guida jonë. Është shumë e thjeshtë por megjithatë nëse keni probleme mund të komentoni poshtë këtij artikulli dhe ne do ju ndihmojmë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment