Zoi është një lojë e re për iPhone dhe iPad që do të vërë në provë durimin tuaj. Të gjithë ato që do e provojnë këtë lojë, do ta kuptojnë që në minutat e para pse është e vërtetë kjo që themi ne, sepse Zoi është një lojë mjaft e vështirë sa që për dikë mund të jetë ndoshta e pamundur për ta përfundur.


Pesonazhi kryesor i lojës është një jashtëtokësorë qëllimi i të cilit është të dalë nga kështjella. E vetmja gjë që e ndan atë nga dalja janë disa blloqe betoni. Do të jenë mjaft të rëndësishëm reflekset tuaj pasi duhet të kërceni përpara dhe mbrapa me një preçizion shumë të madh, përndryshe do të rrëzoheni. Për të kuptuar më mirë si funksionon kjo lojë ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme.


Zoi - The Escape është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 5.0 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 13.3 MB. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment