Janus Friis tashmë ka njohuri rreth ndërtimit të një platforme të popullarizuar të komunikimit dixhital që përdoret nga miliona njerëz. Kjo është arsyeja pse është interesante të dihet se çfarë do të ndodhë me aplikacionin e ri të quajtur Wire, të cilin bashkëthemeluesi i Skype është duke e mbështetur. Wire premton të sjellë “biseda të thjeshta, të bukura” në pajisje mobile, tablet dhe desktop.

Wire thotë që ka zhvilluar teknologjinë e vet të audios që e bën audion “të pastër dhe të qartë”, të ndërtuar në përputhje me standardin WebRTC, që do të nënkuptojë mundësinë e kryerjes së komunikimeve pa shtojca drejtpërdrejt nga shfletuesi juaj. Sidoqoftë, për lëshim nuk do të ketë ndonjë version të bazuar në shfletues – mishërimi në HTML5 pritet të vijë brenda pak muajve.

Wire është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon 8.0 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment