Mundësia për të personalizuar tastierën, është një nga funksionet më të suksesshme të iOS 8. Në App Store janë të disponueshme tastiera të ndryshme, por të gjitha kanë diçka të përbashkët, mundësinë për të ndryshuar temën. Dhe kjo është pikërisht ajo që bën Themeboard, ofron tema nga më të ndryshmet për tastierën tuaj iOS.

Themeboard përqëndrohet në çdo apekt, nga ai estetik e deri tek funksionet. Përveç sugjerimeve që ofron gjatë kohës që shkruani, njeh edhe shkurtesat e regjistruara më parë nga përdoruesi. Mund të zgjedhni temën Gold Edition, që integrohet mjaft mirë me iPhone ngjyrë Golf, ose temën sportive FC Barcelona, të realizuar për të apasionuarit e futbollit, etj...


Themeboard është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 25.5 MB. /iPhoneAlbania

1 comment:

  1. Pershendetje nje ndihem kerkoj
    programi per ndryshimin e testatures nuk po fonksion si mundem me apliku en tastier te imsages viber etj ju Faliminderit

    ReplyDelete