TaiG, programi i cili na lejon të instalojmë Jailbreak për iDevice që ekzekutojnë iOS 8.x, vjen me një përditësim të ri i cili mund të instalohet në 2 mënyra. Zhvilluesi i këtij programi ka shpjeguar se versioni 1.1 i këtij programi nuk ka ndryshime rrënjësore. Në fakt janë zgjidhur disa probleme të vogla në lidhje me kodin ekzekutiv të programit.

Ju mund ta merrni këtë version duke shkarkuar versionin e instalueshëm në Windows edhe të ndiqni guidën tonë të instalimit fillestar të këtij programi, ose në qoftë se keni instaluar versionin e parë, mund ta përditësoni direkt nga Cydia në këtë mënyrë:

  • Hapim Cydia edhe shkojmë tek menu-ja "Sources".
  • Klikojmë tek butoni Edit i cili ndodhet në këndin e djatë, lart, të ekranit.
  • Djathtas do të shfaqet butoni "Add" i cili na lejojmë të shtojmë një paketë të re në Cydia. E klikojmë.
  • Shtojmë si argument këtë link, "http://apt.taig.com edhe klikojmë butonin "Add Source".
  • Pasi instalimi i burimit përfundon, kthehemi tek Cydia.
  • Zgjedhin burimin "TaiG" nga lista e paketave të instaluara, edhe më pas klikojmë tek "App Packages".
  • Nga lista e paketave që do të shfaqen zgjdhemi "Taig 8.0-8.1.1 Untether" edhe klikojmë tek butoni "Confirm".
  • Pasi paketa të instalohet duhet ta fikni edhe ta ndizni iDevice-in që ndryshimet e reja të aplikohen.
Për çdo problem mund të na shkruani duke komentuar këtë artikull. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

2 comments:

  1. Personalisht 4s im do qendroje ne 7.1.1 , sja vlen te instaloj nje ios te rende si ios 8, dhe besoj se iphonat e rinj po i blejne njerez qe as qe i behet vone fare me per jailbreak apo se dine cfare eshte :)

    ReplyDelete
  2. familiaris drushtvoMarch 15, 2015 at 8:45 AM

    Jailbreak ios8 including Beta versions - 100% WORKS!!!
    http://www.lifeborder.com/2015/03/01/how-to-jailbreak-ios-8ios/

    ReplyDelete