Gjatë ditës së djeshme Apple ka lëshuar iOS 8.1.2 dhe grupi TaiG ka lëshuar menjëherë një version të programit të tij që ofron mundësinë për të bërë Jailbreak edhe për këtë version. Në këtë artikull du ju shpjegojmë hap pas hapi si të bëni Jailbreak të pajisjes tuaj me iOS 8.1.2 ose versionet e mëparshme.

Pajisjet që mund të bëhen Jailbreak me këtë program:
  • iPhone 6 Plus
  • iPhone 6
  • iPhone 5S
  • iPhone 5C
  • iPhone 5
  • iPhone 4S
  • iPad Air 2
  • iPad Air
  • iPad 4
  • iPad 3
  • iPad 2
  • iPad Mini 3
  • iPad Mini 2
  • iPad Mini
  • iPod Touch 5

Guida
Përpara se të bëni Jailbreak ju ftojmë të bëni një backup përpara, nëpërmjet iTunes ose iCloud. Ç'aktivizoni bllokimin me kod ose me Touch ID dhe gjithamonë nga menuja Settings - iCloud ç'aktivizoni edhe shërbimin Find my iPhone. Do ju kërkohet të vendosni fjalëkalimin tuaj dhe llogarinë Apple ID.

1. Pasi të keni kryer hapat e mësipërm duhet ta vendosni pajisjen në "Airplane Mode", mund ta bëni direkt nga Control Center duke shtypur ikonin e avionit që do të zëvendësojë emrin e operatorit tuaj në status bar.


2. Shkarko programin TaiG nga këtu.

3. Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin. Hapeni programin TaiG si administator. Programi duhet të njohë pajisjen tuaj. Do të keni dy opsione, e para është Cydia, duhet ta lini të seleksionuar, ndërs opsionin e dytë mos e seleksiononi. Tani shtypni butonin jeshil në qendër.


4. Tani duhet të prisni të përfundojë Jailbreak. Proçedura është krejtësisht automatike dhe kur të ketë përfundur do të shfaqet në ekran një emoticon i buzëqeshur.


5. Pasi të ketë përfundur, iPhone do të bëjë një reboot dhe pasi të ndizet do të shfaqet edhe ikona e programit Cydia në Home. Hapeni atë dhe prisni konfigurimin automatik.


Kjo ishte guida jonë. Është shumë e thjeshtë por megjithatë nëse keni probleme mund të komentoni poshtë këtij artikulli dhe ne do ju ndihmojmë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

5 comments:

  1. Pershendetje nje kshill a osht i sukseshem ky version i Jailbreak ne Iphone 5s free sim se me versionet e kaluara apple maka shkatrru Jailbreak edhe ter materialet qe kam pas ne Device ather vetem neper mjet itunes Store e kom bo Ristore muka ndez Iphone tani e kom ios 8.1.2. Desha te di a muj e bej Jailbreak a ka siguri ju Faliminderit.

    ReplyDelete
  2. iBodybuilding eshte i papare, cudi qe eshte gratis...

    ReplyDelete
  3. Programi është i sigurtë dhe funksionon 100% pasi ne e kemi testuar. Gjithsesi, të këshilloj t'i bësh një backup përpara për të qenë i sigurtë nëse ndonjë gjë nuk shkon siç duhet...

    ReplyDelete
  4. Ju faliminderit per ndihem

    ReplyDelete
  5. O dendi po a eshte i sigurt a e ngadalson shpejtesin e iPhone? kam iPhone 5S?

    ReplyDelete