Më shumë se 3 miliard njerëz tashmë janë përdorues interneti dhe Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit mbetet e gjallë në çdo vend të botës. Këto informacione vijnë nga raporti vjetor i Matjes së Shoqërisë së Informacionit...

Më shumë se 3 miliard njerëz tashmë janë përdorues interneti dhe Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit mbetet e gjallë në çdo vend të botës. Këto informacione vijnë nga raporti vjetor i Matjes së Shoqërisë së Informacionit dhe Indeksit të Internetit nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit. Raporti njihet gjerësisht si burimi kryesor i të dhënave dhe analizave më të besueshme përsa i përket zhvillimi të tregut botëror të ICT-së. Këto të dhëna janë grumbulluar nga qeveritë e vendeve, institucionet financiare dhe sektori privat në mbarë botën.

Të dhënat më të fundit tregojnë një rritje të vazhdueshme të internetit në shkallën 6.6 % globalisht vetëm në 2014. E thënë ndryshe kjo rritje është në nivelin 3.3 % në vendet në zhvillim, ndërsa në vendet e maturuara shifra shkon në 8.7 %. Numri i përdoruesve të internetit në vendet në zhvillim është dyfishuar përgjatë viteve 2009-2014. Tashmë 2/3 e individëve të këtyre shteteve rezulton te jetë online.

Nga 4.3 miliard njerëz që akoma nuk po përdorin internetin, 90% e tyre jetojnë në vendet në zhvillim. “Sektori ICT ka potencialin ta bëjë botën një vend më të mirë për të jetuar, veçanërisht në vendet më të varfra përfshi këtu edhe shtresat e ndryshme të shoqërisë që nga gratë, fëmijët madje edhe personat me aftësi të kufizuara”- tha sekretari i përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, Dr Hamadoun Toure. Ai u shpreh se ky raport përbën pjesën më të rëndësishme të procesit të zhvillimit të sektorit ICT. Pa matjet e duhura ne nuk jemi në gjendje të ndjekim progresin, dhe për këtë ITU po mbledh statistika të sektorit ICT nga ekonomitë e 100 vendeve në gjithë botën.

Përsa i përket sektori të telefonisë së lëvizshme dhe shërbimeve të saj, raporti llogarit se nga fundi i këtij viti do të ekzistojnë 7 miliard abonime celuarë, një shifër kjo që korrespondon me numrin e përgjithshëm të popullsisë në gjithë botën. Duke na inkurajuar, raporti gjithashtu vë theksin në përmirësimin e ndjeshëm të bandwidth-it ndërkombëtar sidomos në vendet më të varfra. Totali bandwidth-it është rritur nga 9% në 2004 në 30 % ditët e sotme.

Në raport janë përfshirë edhe disa lista që tregojnë indeksin e zhvillimit të sektorit ICT. Në këtë listë vendin e parë e mban Danimarka. Në listën e 30 shteteve me sektorin ICT në nivelet më të lartë të zhvillimit janë shumë prej vendeve Europiane, por dhe shtete të tjera me të ardhura të larta si Macau (Kinë), Zelanda e re, Singapori dhe SHBA-ja.

Po të krahasojmë rajonet, indeksin më të lartë e mban Europa me 7.14 pikë, më pas ndjekin shtetet e komonuelthit me 5.33 pikë, Amerikat me 4.86 pikë, Azia dhe Paqësori me 4.57 pikë dhe Afrika e fundit me 2.31 pikë. Përmirësimin më të lartë të zhvillimit së ITC-së e shfaqën shtetet Arabe dhe vendet e Komunuelthit.

Deri nga fundit i 2014, pothuaj 44 % e familjeve në të gjithë botën do të kenë akses në Internet, ndërsa në vendet në zhvillim pothuaj 78 % e njerëzve kanë akses në internet. Gjithashtu aksesi Internetit në shkolla është një faktor mjaft i rëndësishëm. Në vendet e zhvilluara, një numër i lartë i shteteve kanë adoptuar internetin në shkolla në nivelin 100 %. Raporti vë në dukje disa mangësi lidhur me zyrat postare apo dhe libraritë të cilat nuk po ofrojnë shërbime ICT. Në të gjithë botën 10 % e zyrave postare ofrojnë akses publik në internet pavarësisht faktit se vetëm 20 % e tyre kanë akses internet.

Por është vënë re edhe një rritje e pabarazisë së penetrimit të shërbimeve ICT mes zonave urbane dhe atyre rurale. Në vend të tilla si Japonia, penetrimi është 4% më i lartë në zonat urbanet sesa ato rurale. Ndërsa në vendet në zhvillim si Maroku apo Kolumbia kjo diferencë është e lartë deri në 35%. Raporti zbulon se rritja e penetrimit të shërbimeve në zonat rurale është shumë më e ngadaltë se në ato urbane.

Përsa i përket çmimeve të internetit broadband për periudhën 2008 – 2013, shpejtësia standarte mesatare është rritur nga 256 kbps në 1 Mbps. Shtetet në zhvillim kanë parë edhe rënie më drastike të çmimeve. Kjo rënie ka qenë në shifrat 20 % nga viti në vit. Sipas të dhënave që vijnë nga ITU, kostoja e internetit broadband në vendet në zhvillim përbën 5 % të GDP-së. Rolin kryesor në rënien e çmimeve në nivelin 10 % e kanë luajtur edhe konkurrenca së bashku me politikat e autoriteteve rregullatore.

Rritja e qëndrueshme e përdoruesve të internetit është reflektuar edhe në rritjen e volumit të përmbajtjeve online. Çdo ditë po shohim më shumë përdorues teksa kontribuojnë duke krijuar dhe ndarë për të shtuar edhe më tej numrin e përdoruesve. Sipas raportit, një numër gjigantësh janë shfaqur të cilët ofrojnë përmbajtje të disponueshme globalisht. Për shembull më shumë se 100 orë përmbajtje publikohen çdo minutë në YouTube, ndërsa Wikipedia tashmë ka 30 milion artikuj në 287 gjuhë të botës.

Raporti indeksit të zhvillimit të ICT-së dhe Shqipëria

Ne duhet të pranojmë diçka mjaft të rëndësishme ne gjithë këtë histori. Shqipëria i përket vendeve që janë akoma në zhvillim dhe mos prisni aspak shifra të kënaqshme. Përsa i përket Indeksit të zhvillimit të ICT-së Shqipëri numërohen 4.72 pikë duke u renditur në vendin e 84 në botë. Për të krahasuar, Maqedonia qëndron para nesh 5.77 pikë në vendin e 60, ndërsa Serbia 10 pozicione më lart me 6.24 pikë. Fqinji jugor mban vendin e 39 me 6.85 pikë përsa i përket indeksit të zhvillimit dhe për ta mbyllur Bosnjen e cila mban vendin e 69 me 5.23 pikë.

Qartësisht siç mund ta shikoni me shifrat e lartpërmendura Shqipëria qëndron e fundit në rajon përsa i përket zhvillimit të sektorit ICT sipas raportit të ITU-së. Në raport citohet se të gjitha vendet me përjashtim të Shqipërisë, kanë një numër indeksi të zhvillimit të sektorit ICT më lart se mesatarja. Krahasuar me një vit me parë, Shqipëria ka ngjitur vetëm një pozicion në indeksin e zhvillim të sektorit ICT. /PCWorld

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment