Rikthehemi me rubrikën tonë "Këndi i Fillestarëve". Sot do të flasim për Safari dhe ngadalësimin e tij në iOS 8. Nëse shfletuesi juaj Safari për iPhone është i ngadaltë, i ngarkon materialet me vonesë, bllokohet ndërkohë që hapni një faqe ose shfaq probleme të tjera të këtij lloji, mund të provoni disa mënyra për të sistemuar këto probleme. Mjafton të ndiqni disa hapa të thjeshtë dhe të shkurtër. Ja cilët janë ato.

1. Hapni aplikacionin Settings
2. Zgjedhni Safari
3. Zgjedhni opsionin Clear History and Website Data
4. Shtypni Clear History and Data në dritare që do të hapet.


Tani rihapni Safari dhe verifikoni nëse gjërat janë përmirësuar. Për disa përdorues fshirja e të dhënave të navigimit mund të mjaftojë për të rritur shpejtësin e shfletuesit Safari, por nëse për ju kjo nuk mjafton mund të jetë e nevojshme të ç'aktivizoni JavaScript për shfletuesin tuaj. Ja si të veproni në këtë rast:

1. Zgjedhni opsionin Advanced
2. Ç'aktivizoni opsionin JavaScript


Edhe pse ç'aktivizimi i JavaScript nuk është i nevojshëm për pjesën më të madhe të përdoruesve, kjo mund të zgjidhë problemet e ngadalësimit tek disa të tjerë. Nga ana tjetër ç'aktivizimi i JavaScript mund të bëjë që disa elementë në disa faqe web të mos funksionojnë siç duhet, në këtë rast duhet ta riaktivizoni. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment