Lajme të mira për të gjithë fansat e Lara Croft! Tomb Raider, loja e famshme e viteve '90, është rikthyer me një kapitull të dytë në App Store. Loja është e disponueshme për iPhone dhe iPad, ofron një grafikë të përditësuar, amniente të reja dhe rreth 50 objektive ekskluzive.

Objektivi juaj do të jetë të shoqëroni Larën në kërkim të thikës së Xian që fsheh brenda fuqinë e dragoit. Por duhet të kini kujdes, Lara nuk është e vetmja që po e këkon atë! Murgja dhe luftëtarë të çmendur do të vihen kundër jush ndërsa udhëtoni në malet e Tibetit dhe kanalet e Venecias.

Tomb Raider II është i disponueshëm në App Store me çmimin 1,79€. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 307 MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment