Me prezantimin e iPhone 6 edhe iPhone 6s shumë programe të cilat nuk ekzistonin më parë në App Store, për arsye të dimensioneve të vogla të ekranit të iPhone 5s e poshtë. Microsoft është një nga kompanitë e cila pas prezantimit të dy iPhone-ëve, ka publikuar në App Store disa programe që mëparë nuk gjëndeshin për iOS. Për këtë arsye kemi vendosur t'ju sjellim disa programe të cilat tashmë mund të përdoren në iOS.

  • Microsoft Office, është një ndër programet më profesionalë, që Microsoft zotëron edhe së fundmi mund të përdorni në iOS paketë Word, Excel, PowerPoint apo OneNote. Të gjitha këto programe mund ti merrni edhe në formën e abonimit nëpërmjet paketë Microsoft 365.
  • Lync 2013 është një program i cili na lejon të bëjmë thirrje videofonike i cili ekzekutohet në SmartPhone me dimensione ekrani të mëdha. iPhone 6 edhe 6 Plus suportohen mjaft mirë edhe mund ta shkarkoni falas nga App Store.
  • OneDrive është programi i cili na jep mundësinë të ruajmë dokumenta në teknologjinë Cloud ore Re. Në qoftë se abonoheni me planin Microsoft 365 atëherë do të keni mundësinë të kryeni shumë funksione profesionale me OneDrive.
  • Yammer është një program i cili është i vështirë të shpjegohet se çfarë funksioni ka, por mund të mendoni të keni në një rrjet social funksionalitete nga Facebook bashkuar me Twitter. Mund të ndani dokumente por e gjitha kjo mund të përdoret në qoftë se keni një abonim Microsoft 365.

Këto janë disa nga programet më interesante të shtëpisë Microsoft të cilat mund ti gjeni edhe në App Store. Këto programe do t'ju ndihmojnë në punën tuaj të përditshme edhe në qoftë se jeni në lëvizje. Disa nga këto programe mund të shkarkohen falas ndërsa të tjerët janë me pagesë. /iPhoneAlbania

3 comments:

  1. pershendetje . ni pytje breh vllazni pom duhet shumm qysh mi transferu photot prej iphones ne pc me effecte aty ne iphone jon fotot me effecte e ne pc nuk i dalin pse

    ReplyDelete
  2. Përshëndetje! Me çfarë programi i ke aplikuar efektet?

    ReplyDelete
  3. me kamer tvet te iphones se me retricae kto proghramet poo bon

    ReplyDelete