SIG (Bluetooth Special Interest Group), ka prezantuar specfikimet finale për versionin e ri të Bluetooth 4.2. Në këtë version do të kemi shumë përmirësime të teknologjisë në fjalë edhe një ndër funksionet e reja do të jetë mundësia për tu lidhur në rrjetin e Internetit.

Ky funksion do të lejojë çdo përdorues të marrë edhe dërgojë informacione në Internet duke shfrytëzuar teknologjinë IPv6, e cila supozohet se do të jetë e ardhmja e rrjetit Internet. Aksesimi nëpërmjet Bluetooth do të sigurojë konsum të ulët të baterisë edhe shpejtësi maksimale në transferimin e të dhënave.


Me Bluetooth 4.2 transferimi i të dhënave nga një aparat në një tjetër do të jetë rreth 2.5 herë më i shpjetë. Kjo do të thotë se efiçenca e transferimit do të rritet edhe do të sigurojë kapacitet transferimi rreth 10 herë më të lartë se versioni aktual.

Pra në të ardhmen aparatët elektronikë që do të integrojnë chip-in i cili realizon teknologjinë Bluetooth 4.2 ku pritet që kjo teknologji të ofrojë të njëjtat funksionalitete të rrjetit WiFi por duke siguruar konsum të ulët të energjisë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment