Predix është një program i prezantuar në Cydia i cili kryen një funksion mjaft interesant. Ai do të parashikojë ditën në të cilën bateria e iDevice do të reshtë së funksionuari. Në qoftë se jeni duke kërkuar për një program që t'ju japë informacione shumë ekzakte në lidhje me aktivitetin e baterisë atëherë Predix është zgjidhja e duhur.

Pasi ta keni instalur në iDevice ju duhet të shkoni në menu-në Settings edhe të hapni menu-në e konfigurimit të programit në fjalë. Aty mund të konfiguroni një Activator Gesture për aktivizimin e informacioneve të programit në ekran. Gjithashtu mund të përcaktoni vetitë në lidhje me shfaqjen e informacionit të baterisë, ngjyrën e sfondit si edhe shumë veti të tjera të Predix.

Në fakt preçizioni i llogaritjes së jetëgjatësisë së baterisë është shumë shumë i vështirë për tu llogaritur, por programi do t'ju sjellë me përafërsi jetëgjatësinë totale. Në qoftë se doni ta merrni këtë program atëherë mund ta shkarkoni nga repozitori i BigBoss kundrejtë shumë 1.49$.


/iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

1 comment:

  1. ky nuk mat jetgjatesin por te tregon edhe sa ore te mbaron karikimi e qe tduhet ta mbushesh prap jo jetgjatesine ://///////////////

    ReplyDelete