Për të gjithë ju që keni instaluar Jailbreak për iOS 8.1.1 nëpërmjet programit TaiG vjen një lajm i mirë nga një prej personave të cilët kanë kontribuar më së tepërmi në Jailbreak, MuscleNerd, i cili siguron të gjithë se Jailbreak i arritur nga TaiG është i sigurtë edhe 100% funksional.

Sipas MuscleNerd Jailbreak nëpërmjet TaiG është shumë funksional edhe i sigurtë përveç një skanimi që i bëhet iDevice-es për të ç'instaluar një program pirat i cili është mjaft i rrezikshëm. Për më tepër ai thotë se mënyra e përdorur nga TaiG është mjaft kompakte edhe e organizuar më mirë se versioni i arritur nëpërmjet Pangu. Pra të gjithë ju që mund të keni patur frikë se TaiG mund të sillte probleme, tashmë mund të jeni të qetë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment