Direkt nga faqja gaming.logitech.com është tani i disponueshëm me një ofertë fantastike për të gjithë të apasionuarit e videolojërave, aksesori "PowerShell Controller + Battery" nga 79,99€, për vetëm 14,99€ dhe pa komisione shtesë për dërgimin e pakos. Nëse jeni të interesuar mund të vizitoni faqen zyrtare dhe ta porositni atë.

Logitech Powershell Controller + Battery është koveri i parë i Logitech që integron një bateri shtesë dhe kontrolle të dedikuar lojërave për iPhone 5s, iPhone 5 dhe iPod touch 5g. Për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesve të iPhone dhe për ta afruar atë sa më tepër me kompjuterat console, kjo kover ofron majtas një D-Pad për drejtimet, dhe djathtas butonat klasikë plus atyre lart.


Për të luajtur mjaton të vendosim pajisjen tonë në këtë kover: bateria shtesë prej 1.500 mAh do na bëjë të mundur të luajmë pa u shqetësuar për kohëzgjatjen e baterisë. Mund të karikojmë si baterinë e pajisjes tonë ashtu edhe atë të koverit Logitech Powershell Controller + Battery me një kavo të vetme, pa pasur nevojë të ndërpresim lojën. Mund të kontrolloni listën e lojërave të suportuara nga faqja zyrtare. /iPhoneAlbania

3 comments:

  1. O admin qysh mi bo programet update ato qe i marrim me jailbreak,prej appstores spo ban me bo update

    ReplyDelete
  2. Duhet të shkarkosh versionin e ri që ka dalë ashtu siç ke bërë herën e parë, nuk e bën dot direkt nga App Store sikur të ishte aplikacion i blerë!

    ReplyDelete
  3. Pershendetje admin . Kam nje iphone 4s dhe ka rreth nje jave qe sme lidhet me asnje wi-fi . Cfare me segjyroni te bej ... faleminderit

    ReplyDelete