Ka mbërritur në App Store kapitulli i ri i shumëpritur Brothers In Arms 3: Sons Of War. Loja ambientohet në një zonë të shkatërruar nga lufta, gjatë Luftës së dytë Botërore. Duhet të luajmë në rolin e disa ushtarëve që janë të gatshëm të luftojnë, por siç do ta vini re edhe nga skena e parë e lojë, janë edhe të shkatërruar nga lufta.


Le të ndalojmë pak tek gameplay dhe grafika. Është një lojë plot aksion dhe adrenalinë, por me shumë element që e lidhin me lojërat strategji. Do të kemi në dispozicion të gjitha armët e nevojshme, dhe mision pas misioni do të kemi disa detyra të veçanta për të kryer. Grafika është përmirësuar në krahasim me versionet e mëparshme.


Por si luhet? Do të kemi në dispozicion dy butona për të gjuajtur, mund të rrotullojmë ndërfaqen e lojës me një prekje me gisht dhe do të kemi në dispozicion një joypad për të spostuar personazhin tonë. Komandat janë mjaft të thjeshta, sfida e vërtetë do të jetë të kalojmë të gjitha misionet. Edhe kolona zanore e lojës është mjaft e realizuar.

Brothers In Arms 3: Sons Of War është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 482MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment