Seagate është një kompani elektronike e cila prodhon produkte të ndryshme ku ndër këto mund të përmendim sektorin e prodhimit të memorieve fikse ose HDD. Tashmë niveli i mesatar i një HDD është 500 GB deri në 1 TB por nevoja për më shumë hapësirë në një HDD është gjithmonë në rritje. Për këtë aryes Seagate ka menduar të sjellë HDD me hapësirë më të madhe për ti paraprirë kërkesave të tregut.

Tashmë mund të blini nga portali i Seagate HDD me kapacitet 5TB, 6TB edhe 8TB në formatin 3.5-inch. Kosto e versionin me 8TB është rreth 270$ i cili është një çmim shumë më i ulët se çmimi fillestar, i cili ishte 1000$. Nga llogaritjet mund të themi se 1 Gb kushton rreth 0.033$, vlerë e cila konsiderohet shumë e ulët në krahasim me koston e 1 Gb në rastin e memorieve fikse të ndërtuara me teknologjinë SSD.

Në qoftë se doni të dini më tepër në lidhje me këto produkte, mund të konsultoni faqen zyrëtare të kompanisë Seagate nga këtu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment