Prodhimit të iPhone 5c po i vjen fundi, dhe sipas disa burimeve në vitin 2015 mund të prezantohet një iPhone 6c ose iPhone 6 mini. Lëshimi i një iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus me ekran 4.7 dhe 5.5 inç ka ndryshuar pak rregullat. Në vitin 2015 pritet që Apple të lëshojë një iPhone 6s, një evolucion të iPhone 6, me të njëjtin dizajn por me një proçesor të ri më të fuqishëm A9.

Por janë të shumtë edhe ato që mendojnë se Apple nuk do të heq dorë nga ekrani 4 inç i iPhone 5, pasi ka akoma shumë përdorues që preferojnë smartphone jo shumë të mëdhenj, që mund të mbahen më lehtë në dorë dhe në xhep. Kështu që, mendohet se në vitin 2015 mund të vijë një iPhone 6 mini që do të zëvendësojë iPhone 5c dhe 5s.

Apple mund të vendosë edhe të përdor materil plastik polikarbonat, në këtë rast emri më i përshtatshëm do të ishte iPhone 6c. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment